Bujanoc: Bien "maskat" patriotike!
Shoqëria Civile "Perspektiva", në Bujanoc, përshëndet qëndrimet e partive politike, në Luginë të Preshevës, për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet e Këshillave të Pakicave Kombëtare në Serbi, të cilat do të mbahen, më 26 tetor, të këtij viti. Më në fund, lidersh(q)ipi shqiptar i kësaj Lugine, e kuptoi se problemet e shqiptarëve zgjidhen në Beograd, e jo në Prishtinë dhe Tiranë.Dilemat
Me daljen në zgjedhjet nacionale në Serbi, hiqen dilemat 10 vjeçare të disa partive politike shqiptare, të cilat, për vite të tëra, i bojkotonin zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe ato për Këshillat Nacionale, me arsyetimin se janë diskriminuese për shqiptarët, duke akuzuar partitë simotra për tradhëti kombëtare!
Në emër të këtyre bojoteve partitë, që mbajnë aktualisht pushtet në Preshevë dhe Bujanoc, shkëputën vota pa hesapë në emër të patriotizmit shqiptar! Bile në Bujanoc, partia shqiptare në pushtet, bojotoi zgjedhjet parlamentare dhe më pas pa fije turpi lidhi kurorë me partitë serbe për ta qeverisur vendin!
S’ka më si dikur! Kur këta liderë partiakë e institucionalë shqiptarë, në Beograd, paraqiteshin si qengja të butë e në Prishtinë e Tiranë si shqiponja Lugine!
Tashti pas 12 vjet pushtet, partitë politike shqiptare e kanë mësuar se ka duhet ngrënë peshku! Ato pa rezerva, antenat i kanë drejtuar nga Beogradi. Nuk ka më dilema partiake si dikur: me Prishtinë apo me Beograd?!
Të gjithë me Beograd. Këtë e dëshmon më së miri procesi i zgjedhjeve për Këshilla të pakicave Kombëtare në Serbi, që do të mbahen, në tetor, të këtij viti.
Në mandatin e Këshillit Nacional, që po e lëmë mbrapa, vetëm dy parti politike participuan, ndërsa pesë të tjera i bojkotuan me arsyetimin se Këshilli nuk është legjitim, nga se, ai, kinse u zgjodh me vota të vjedhura.
Vetëdijësimi
Partitë bojkotuese, gjithashtu, trumbetonin para anëtarësisë se Këshilli Nacional i Shqiptarëve, administrohet nga Beogradi dhe nuk ka kompetenca të mjaftueshme për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kurse, në mandatin e
ardhshëm edhe pse me buxhet të kufizuar, e me anëtarë të përgjysmuar nga 29 në 15, ata po e bëjën “kabull” pjesëmarrjen në formuimin e këtij institucioni të lartë shtetëror.
Shoqëria Civile “Perspektiva”, përkundër hezitimeve e bojkoteve, të deri tashme ndaj zgjedhjeve të Këshillit Nacional nga disa subjekte politike, i përgëzon ato për reforma të shpejta në kursin politik, duke u vetëdijësuar në rrugën e proceseve integruese evropiane, thuhet në kumtesën e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në Bujanoc.
Opinioni në fjalë nuk paraqet qëndrimin edhe të redaksisë së Portalit Informativ-TITULLI